Gattuso rinovon me Milanin, i rritet edhe paga

Sipas "Marcas", kontrata do të nënshkruhet në fundjavën e ardhshme.

Gennaro Gattusso ka arritur të ndryshojë Milanin.

Skuadra po paraqitet në fushë me një fytyrë tjetër dhe po arrinë të marrë rezultate pozitive.

Kaq ka mjaftuar për ta bindur kryesinë e klubit kuqezi, që t’i ofrojë rinovim të kontratës Gattusos.

Sipas “Marcas”, kontrata do të nënshkruhet në fundjavën e ardhshme.

Ajo do të sjellë edhe një përmirësim të dukshëm të pagës së Gattusos, derisa akordi do të jetë 3-vjeçar.