Rummenigue: Kjo do të jetë skuadra e Lewandowskit në sezonin e ardhshëm

Karlz-Heinz Rummenigue ka sqaruar të ardhmen e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Presidenti i skuadrës bavareze, ka bërë të ditur se sulmuesi polak do të mbetet te kampionët e Bundesligës edhe sezonin tjetër.

Lewandowski së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid, për të zëvendësuar Karim Benzeman.

“Unë me kënaqësi pranoj çdo bast se Robert do të jetë me Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Rummenigge.

“Askush nuk mund të nënshkruajë me një lojtar kundër vullnetit të Bayern Munich”, ka shtuar ai.