E papritur/ Një pjesë e madhe e të rriturve ende kanë frikë nga “përbindëshi poshtë krevatit”

1 në 5 kanë deklaruar se vazhdimisht kontrollojnë poshtë krevatit...

Të gjithë fëmijët e vegjël e kanë kaluar fazën e të pasurit frikë nga errësira, apo ankthit që poshtë krevatit të tyre mund të fshihej ndonjë përbindësh.

Por një studim i realizuar së fundmi në Britani, ka habitur studiuesit. Të paktën 64% e të rriturve në Britani, e kanë pranuar se ende janë të frikësuar nga errësira. Një pjesë tjetër e njerëzve kanë deklaruar se preferojnë të kenë një objekt ndriçues në dhomën e tyre. 36% e të anketuarve kanë befasuar pas deklaratave se ndihen vazhdimisht të frikësuar se mos dikush fshihet poshtë krevatit të tyre, apo sikur një tjetër prezencë ndodhet në të njëjtin ambient.

Në sondazh morën pjesë 2000 persona të rritur, ku 1 në 5 kanë deklaruar se vazhdimisht kontrollojnë poshtë krevatit për “përbindësha” ose “monstra”. Femrat kishin predispozitën më të madhe për t’u ndjerë të frikësuara, ku 53% e tyre kanë deklaruar se kanë frikë të qëndrojnë vetëm në shtëpi, krahasuar me 25% të meshkujve.