Cima e kujton me mall mikun e tij Lecin sot në përvjetorin e dytë

Sot janë bërë dy vite nga vdekja e humoristit të njohur Ibrahim Krajkova- Lecit.

Ndonëse nuk shkon ditë pa e kujtuar dhe këtë e ka thënë edhe vetë miku i tij Rasim Thaqi – Cima, ai në këtë ditë i ka shkruar disa fjalë për të përkrah një fotografie të publikuar në Instagram.

‘’ Sot.dy vite u nda nga jeta miku jone Leci… qofsh ne paqe Lec po na mungon shume’’, ishin fjalët e Cimës.