Prishtina fiton minimalisht kundër KF Vushtrrisë

KF Prishtina ka shënuar një fitore të vështirë kundër KF Vushtrrisë në kuadër të gjysmëfinales se Kupës së Kosovës

Goli në këtë ndeshje erdhi në pjesën e parë ku shënoi Basit Khalid në minutën e 19.

Në këtë pjesë Prishtina luajti më mirë dhe ka mundur që të shënoi edhe golin e dytë.

Në pjesë e dytë vushtrriasit ishin gjithmonë në kërkim të barazimit të rezultatit dhe disa herë ishte afër për ta bërë këtë.

Por, prishtinasit arritën që ta ruajnë rezultatin dhe në fund të fitojnë me rezultat minimal 1-0.

Prishtina duhet të punojë shumë për ta ruajtur këtë rezultat pasi që dihet se tifozët e Vushtrrisë janë tepër të flaktë dhe është vështirë të fitohet në terrenin e tyre.

Vlen të theksojmë se skuadra që e fiton Kupën e Kosovës, kualifikohet për në raundin e playoff të Europa Ligë që mbahet në muajin korrik të këtij viti. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy jave.