Mjaft i veshët këpucët pa çorape

Është berë e modës prej më shumë se dy vitesh, që meshkujt të veshin atlete apo këpucë pa çorape

Është berë e modës prej më shumë se dy vitesh, që meshkujt të veshin atlete apo këpucë pa çorape, duke lënë kështu zbuluar kyçet. Kjo në fakt ka shkaktuar si bezdi estetike, edhe probleme me aromën e këmbëve. Mjekët kanë paralajmëruar duke thënë se të veshësh këpucë pa çorape poshtë është gjëja më e keqe që mund të bësh, madje edhe çorapet gjysmë nuk janë të shëndetshme dhe se nuk thithin sasinë e djersës.      

Ata thonë se veshja e këpucëve pa çorape bën që këmba të djersijë më shumë, të lëshojë aromë të pakëndshme dhe të shkaktojë infeksione tek këmbët. Djersitja në këmbë shkakton edhe skuqje dhe pezmatime mes gishtave, duke çuar deri në infeksione të rrezikshme si myku zverdhja e lëkurës, të kruarat dhe plasaritjet. Mjekët bëjnë thirrje që së paku të respektohet higjiena vetjake.