Video që po bën xhiron e rrjetit. Ronaldo përqafon Buffon pas eliminimit në Champions

Dita e djeshme ka qenë gati fatale për skuadrën e Juventusit.

Kur askush nuk e priste, pas 3 golash që i siguruan avantazhin, Real Madrid ka kthyer çdo gjë në minutën e 93’ me penalltinë që gjuajti Cristiano Ronaldo.

Për këtë 11 metërsh do të flitet gjatë në mediat botërore, pasi ishte e dyshimtë. Ndërsa ai që u mërzit dhe që kundërshtoi më shumë ishte portieri Buffon, i cili u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të ndeshjes.

Portieri legjendar ka dhënë një intervistë për mediat e cila ndërpritet për një çast nga Cristiano Ronaldo. “ Më fal pak”- i thotë futbollsiti i Real Madridit dhe e përqafon portierin italian. Video brenda pak orësh bëri xhiron e botës.