Xhensilën e ka zbukuruar akoma më shumë shtatzënia, vështirë të njihet

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e saj më të ëmbla.

Shtatë muajshe shtatzënë sa vjen e zbukurohet akoma më shumë dhe këtë e dëshmon fotografia e fundit që e ka publikuar në Instastory.

E enjtura në fytyrë i shkon shumë përshtat dhe vetë këngëtarja shihet se ndihet mjaft mirë si nënë në pritje.

Ajo dhe Bes Kallaku hapat e parë të dashurisë i nisën shumë herët ndërsa asnjëherë nuk kemi parë ndonjë skandal sa i përket lidhjes së tyre.

Ata madje ndihen të bekuar që shumë shpejt do të bëhen prindër dhe këtë e thanë publikisht në ditëlindjen e Xhensilës ku edhe organizuar një festë përrallore.