Skandal në Shqipëri, ja çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës

Incidente në stadiumin e Kukësit.

Fundi i ndeshjes rezervoi pamje aspak të këndshme në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Lojtarët e Laçit pretenduan për një 11-metërsh tek gjyqtari Hamiti në fund të ndeshjes, dhe ky i fundit, për protesta, ndëshkoi me karton të kuq Shtubinën.

Gjithsesi, atmosfera në stadium ishte e nxehtë, dhe tifozët në tribuna patën reagime ndaj lojtarëve kurbinas, sa që forcat speciale të policisë, u detyruan t’i nxirrnin me ndihmën e skafandrave, pasi edhe në pjesën pranë tunelit të stadiumit, hidheshin sende të forta, gjë që vinte në rrezik lojtarët.