Wilshere ndahet nga Arsenal, a do të jetë ky klubi i ri?

Drejtuesit e Wolverhampton duan të shpërblejnë tifozët me një dhuratë të madhe që quhet Jack Wilshere.

Wolverhampton siguroi pak ditë më parë rikthimin mes ekipeve më të mira në Premier League.

Ekipi që dominoi këtë sezon në Championship i drejtuar nga Nuno Espirito Santo tashmë po projekton sezonin e ardhshëm duke menduar edhe për merkaton.

Drejtuesit e klubit duan të shpërblejnë tifozët me një dhuratë të madhe që quhet Jack Wilshere.

Ky i fundit është në vitin e fundit të kontratës me Arsenal dhe nuk ka raporte të mira me klubin ndaj dhe me një ofertë të mirë, palët mund të arrijnë marrëveshjen.