ZYRTARE: Dënohet Alonso

Marcos Alonso u dënua për sjellje të dhunshme ndaj Shane Long në duelin ndaj Southamptonit në Premierligë.

Marcos Alonso do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Chelseas.

Mbrojtësi u dënua për sjellje të dhunshme ndaj Shane Long në duelin ndaj Southamptonit në Premierligë.

Incidenti ndodhi në minutën e 43-të të fitores së Chelseat me rezultat 3:2 të shtunën, kur Alonso e qëlloi Longun.

Alonso e mohoi fajin por suspendimi erdhi në bazë të provave televizive.