Cesar e zbulon bisedën me Mourinhon, ku portugezi “tallej” me Casillasin

“Mourinho më thoshte edhe se unë me një dorë prisja më shumë se Casillas”.

Kjo është biseda e Julio Cesar, ish portierit te Interit me Jose Mourinhon.

Portieri brazilian që ka veshur fanellën e Interit dhe të Brazilit, pesë vite pas ka vendosur të rrëfejë për një bisedë që ka pasur me ish trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Ishte viti 2013 dhe Brazili kishte fituar Kupën e Konfederatave, duke e mposhtur 3:0 Spanjën, ndërsa Julio Cesar ishte shpallur portieri më i mirë i turneut, ndërsa pas ndeshjes kishte marrë fanellën e ikonës së Real Madrid, Iker Casillasit.

“Kur shkova në dhomën e zhveshjes e pashë një mesazh në telefon nga Mourinho. Ti je i çmendur. Është Casillas, ai që do të duhej ta merrte fanellën tënde dhe jo e kundërta. Mourinho më thoshte edhe se unë me një dorë prisja më shumë se Casillas”, ka deklaruar Cesar.