''Lujmi krejt'' rikthen fuqishëm Adrijanin, pëlqehet kënga plot ritëm

''Lujmi krejt'' është projekti i tij më i ri muzikor.

Kjo këngë e Adrijan Gaxhës e ka rikthyer këngëtarin në skenën shqipe,  pas një pauze që ka pasur në muzikë.

Që nga lansimi, ky projekt që është në bashkëpunim me reperin Onat mori pëlqyeshmërinë e publikut, pasi që në fillim ritmi i këngës së njohur popullore “lujmi durt” ngritë në këmbë gjithë ata që janë qejfli për të vallëzuar.

Duke mos lënë anash as interpretimin e të dy këngëtarëve, kjo këngë padyshim se do jetë një hit i këtij viti, një tjetër arritje në bagazhin artistik të këngëtarit.

“Lujmi krejt” është finalizuar edhe me një klip tejet interesant, një realizim i paparë deri me tani, duke bashkuar artin dhe satirën!/