Këto ishin imazhet e fundit të Aviciit, të shkrepura pak ditë para vdekjes (Foto)

Vdekja e Dj Aviciit në moshë të re ka tronditur opinionin.

DJ ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në një restort në Oman, në rrethana ende të paqarta.

Yjet botëror kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e 28 vjeçarit, duke kujtuar disa prej hiteve të tij.

Në rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe imazhet e fundit të Aviciit me fansat e tij, të shkrepura tri ditë para vdekjes.

Në këto foto, Avicii dukej në humor të mirë, ndërsa së shpejti pritet të zbulohen faktet se si erdhi deri te vdekja e DJ.