Hazard ka një mesazh për Real Madridin

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka folur për mundësinë e transferimit në Real Madrid.

Eden Hazard ka pranuar se admiron ekipin e Real Madridit.

Por, ai ka insistuar se është i lumtur në Chelsea.

“Gjithmonë jam shumë mirë në këtë klub. Ende kam edhe dy vite kontratë. Kur e ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Për momentin jam mirë në Chelsea”, tha Hazard për Canal+.

“Ne e dimë që unë e admiroj Real Madridin, por jam në Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra për mua, por unë kam qëndruar”, tha ai në fund