Vajza e Trump dhe e Clinton i dalin në mbrojtje Malia Obamës

Këto ditë ka bërë bujë në mediet botërore lajmi për puthjen e vajzës së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Malia Obama me studentin e Harvardit.

Reagime të shumta kanë ardhur në lidhje me këtë çështje, për të kanë shkruar edhe vajza e presidentit të tanishëm të Amerikës, Ivanka Trump dhe ajo e ish-presidentit Clinton, Chelsea, shkruan DailyMail.

Përmes një postimi në Twitter, Ivanka Trump ka thënë që vajzës së ish presidentit duhet t’i jepet privatësi, kjo pasi 19- vjeçarja është kapur nga paparacët duke u puthur me një djalë.

Ivanka ka thënë që Malia Obama meriton të ketë ‘jetën e saj private’, reagim ky pas fotografive që qarkulluan nga puthja mes Malias dhe Crimson Rory Farquharson.

Përveç saj, ka reaguar edhe Chelsea Clinton, vajza e ish-presidentit Bill Clinton, e cila kritikoi mediet për raportimin në lidhje me këtë çështje.

“Malia Obamës duhet t’i lejohet i njëjti intimitet si moshatarëve të saj.”, ishte mesazhi thelbësor i Ivankas dhe Chelseas.

‘Jeta private e Malia Obamës, si një vajzë e re, një studente kolegji, një qytetare private, nuk duhet të jetë “karrem i klikimit”. Bëhuni më të mirë, “, shkroi Clinton në Twitter.

Reagime të ngjashme nga familjet e presidentëve dhe ish-presidentëve kemi parë edhe më herët, edhe ato të ngjashme me çështjen e privatësisë.