I fitoi zgjedhjet për kryebashkiak të Freiburgut, mbetet pa dhëmb kandidati (FOTO)

U gëzua shumë kur fitoi postin e kryebashkiakut në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Freiburg, por ai e pësoi keq gjatë festës.

U gëzua shumë kur fitoi postin e kryebashkiakut në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Freiburg, por ai e pësoi keq gjatë festës.

Kandidati Martin Horn, u godit rëndë në fytyrë nga një burrë i panjohur duke bërë që ai të humbet një dhëmb.

Horn 33 vjeçar përveç se mbeti pa dhëmb pësoi edhe frakturë në hundë!

Pas këtij sulmi i dyshuari u arrestua, por për momentin autoritetet gjermane pohojnë se i dyshuari nuk pati ndonjë motiv politike.