Miranda Kerr bëhet nënë

Miranda Kerr dhe Evan Spiegel kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

TMZ raporton se 35 vjeçarja, Kerr ka lind një djalë të mërkurën në Los Anxhelos.

Lajmi më pastaj është konfirmuar edhe nga faqja e markës së modeles, ku stafi i dërgonin urimet më të ngrohta modeles.

Sipas TMZ, modelja australiane dhe partneri i saj, 27 vjeçari, Spiegel, kanë pagëzuar djalin Hart.

Ky është fëmija  marë i Kerr me Spiegel, por ajo ka edhe një tjetër djalë me Orlando Bloom dhe ai është shtatëvjeçari, Flynn.

Kerr dhe Spiegel kanë qenë miq për vite me radhë, kurse në vitin 2015 filluan lidhjen e tyre e cila u kurorëzua me martesë në vitin 2017 në shtëpinë e tyre në Malibu.