Tuna tani ‘ushtron’ bashkë me djalin në palestër

Altuna Sejdiu- Tuna është emër shumë i dashur për publikun.

Këngëtarja tash e një kohë nuk ka qenë aktive në skenën muzikore, duke iu përkushtuar tërësisht djalit.

Përveç se është kujdesur për djalin gjatë kësaj kohe, Tuna ka punuar shumë për t’i kthyer linjat e mëparshme trupore.

Së fundi, ajo ka postuar një video ku shihet duke ushtruar bashkë me djalin, kjo më shumë për ta argëtuar atë.

Tiani i vogël së fundi ka mbushur një vit jetë, kurse pritet që këngëtarja së shpejti të rikthehet në skenë.