Bella Hadid shkëmben puthje pasionante me The Weeknd në Festivalin e Kanës, dyshja konfirmojnë ribashkimin?

Bella Hadid shkëmben puthje pasionante me The Weeknd në Festivalin e Kanës, dyshja konfirmojnë ribashkimin?

Ata kanë qenë në qendër të mediave duke u përfolur për një ribashkimin të mundshëm, pasi u vunë re se po kalonin kohë së bashku në festivalin Coachella, në Kaliforni muajin e kaluar.

Bella Hadid, 21 vjeçe dhe The Weeknd, 28 vjeç, morën edhe njëherë vëmendjen gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të Francës.

Ata u panë duke shkëmbyer një puthje pasionante, e cila nuk kaloi pa u kapur nga aparatët fotografikë.

“Bella dhe The Weeknd shiheshin vazhdimisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit në zonën VIP”

“Ishin të dy bashkë me shokët e tyre më të ngushtë dhe The Weeknd dukej shumë i afërt me të”.

“Bella vazhdoi të vinte vërdallë dhe pëshpëriti në veshin e tij, e më pas e puthi atë. Sigurisht që nuk e mbanin dot sekret”

Bella, e cila u nda nga The Weeknd në vitin 2016, dukej tejet elegante veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri.

Duket se ish-çifti kanë vendosur t’i japin edhe një shans të dytë njëri-tjetrit.