Kënga e Rita Orës dhe Bebe Rexhës po pritet mirë në orët e para të publikimit

Kënga e Rita Orës dhe Bebe Rexhës po pritet mirë në orët e para të publikimit

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën dhe Rita Orën, të cilat erdhën në duet me Cardi B dhe Charli XCX, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i nisur nga Rita Ora, konsiderohet si projekti i saj më i madh në karrierë, e që po pritet mirë që në orët e para të publikimit.

Ishte Rita ajo e cila në rrjete sociale ka postuar disa fotografi në të cilat ka treguar sukseset e këngës në orët e para të publikimit.

Kënga po prin në shumë vende, të cilat i ka renditur në një listë Rita, e ky fakt e ka gëzuar pa masë atë..

“Girls” është e renditur e shtata në iTunes në USA, ndërsa deri tani ka marrë vetëm komente pozitive.