Ledri Vula sërish në duet me reperin kosovar, ‘Merri merri’ publikohet sonte (Foto)

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ai e ka bërë të ditur se ky projekt muzikor do të jetë në bashkëpunim me Butën.

Bazuar në imazhin e publikuar kënga do të titullohet ‘Merri merri’ dhe është punuar nga Nesër Music.

‘I vogël’ ishte kënga e fundit e Ledri Vulës e cila rezultoi me një sukses të madh ndërsa kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me Butën.

Ishte projekti ‘Mbi Re’ i publikuar para 9 muajsh i cili ka marrë më shumë se 6 milion klikime në Youtube.