Candreva: Po punoj për krosime

Anësori i Interit, Antonio Candreva, thotë se ai do të punojë që të përmirësojë krosimet.

Anësori i Interit, Antonio Candreva, thotë se ai do të punojë që të përmirësojë krosimet.

Reprezentuesi italian, ishte vërshëlluar në pushimin e kombëtareve, por ai ka shënuar golin fitues në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Ndoshta mendoni se jam i pikëlluar, por jam shumë i gëzuar për golin e nuk merrem me kritika fare”.

“Unë do të përmirësohem në krosime edhe më shumë, ndodh ndonjëherë shkojnë shumë lart”.

“Po përmirësohemi dhe bashkë me Icardin po punojmë në stërvitje”, potencoi Candreva.