‘T’Iqja’ e Adelina Ismailit dëgjohet edhe në Nju Jork (Foto)

Para katër ditësh, këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer me këngë të re pas një pauze të gjatë.

‘T’Iqja’ mban titullin kënga për tekstin e së cilës është kujdesur vetë këngëtarja kosovare.

Rikthimi i Adelinës në muzikë u prit mjaft mirë nga fansat e saj ndërsa dhe kënga po dëgjohet edhe jashtë vendeve shqipfolëse.

Një banor i Nju Jorkut ia ka dërguar Adelinës një video tek e cila dëgjohen tingujt e po kësaj kënge dhe ajo e ka publikuar në Instastory.

Adelina qe një kohë të gjatë ka qenë larg mediave rozë dhe të gjitha aktiviteteve që e lidhnin me botën e shoubizit. Përkushtimi i saj më i madh ka qenë ndaj familjes dhe djalit Uliksit i cili tash është më shumë se 1 vjeç