ZYRTARE: Atletico Madrid prezanton transferimin

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mesfushorit Rodri nga Villarreal.

21 vjeçari ka lënë Villarrealin për t’iu bashkuar kampionëve të Ligës së Evropës, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Rodri do t’i bashkohet zyrtarisht skuadrës së Diego Simeones më 1 korrik.

Reprezentuesi spanjoll ka regjistruar 47 paraqitje për Villarrealin në sezonin e kaluar në të gjitha garat.

Rodri po ashtu ka regjistruar edhe debutimin te Kombëtarja e Spanjës, në barazimin 1:1 me Gjermaninë në Mynih.