Umtiti rinovon kontratën, Barcelona i vendos një super klauzolë

Umtiti rinovon kontratën, Barcelona i vendos një super klauzolë

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti nënshkroi këtë mëngjes rinovimin e kontratës së tij që do ta lidhë atë me Barcelonën deri në vitin 2023. Pas dy vitesh, qendërmbrojtësi e ka parë klauzolën e tij të përmirësohet ndjeshëm pas performancës së tij dhe duke qenë një nga shtyllat e ekipit. Në një ceremoni të mbajtur në zyrat e “Camp Nou”, lojtari u shoqërua nga presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe përfaqësuesi i tij Arturo Canales. 

Klubi gjithashtu ka raportuar se klauzola e tij e largimit është 500 milionë euro. E mëparshmja ishte qesharake, vetëm 60 milionë euro dhe klubet më të mëdha ishin gati për ta aktivizuar. Negocimi nuk ka qenë tepër i gjatë, por intensiv. Edhe pse lojtari e tensiononte hera herës situatën, klubi ishte i qetë, sepse lojtari donte të vazhdonte, derisa paraqitja e përfaqësuesit të tij të ri nuk mund të zhbllokonte negociatat.

 Lojtari, i cili gjithashtu është fotografuar me fanellat e reja dhe ka ardhur për të nënshkruar, ka qenë i lumtur për marrëveshjen dhe akoma më shumë që ka ndodhur para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, në mënyrë që të përqendrohet vetëm te ekipi kombëtar.

"Jam shumë krenar për rinovimin me Barçën. Që nga dita ime e parë këtu, ndihesha sikur isha në shtëpi dhe tani dua të rri këtu shumë më gjatë. Jam shumë i lumtur këtu", tha Umtiti në konferencën për shtyp. "Me qytetin dhe ekipin, unë kam fituar besimin e të gjithëve. Thjesht nuk mund të largohesha. Kjo eshte shtepia ime. Ëndrra ime është të vazhdoj të luaj në ekipin më të mirë në botë. Unë jam shumë krenar për të rinovuar", vazhdoi francezi. Umtiti gjithashtu foli për marrëdhëniet që ai ka ndërtuar me shokët e tij. "Që kur erdha, Gerard Piqué më ka ndihmuar shumë për të përparuar sëbashku me të. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është gjithashtu fantastike të jesh në gjendje të punosh sëbashku me Leo Messin çdo ditë, si dhe të gjithë lojtarët e mëdhenj të ekipit", deklaroi 24-vjeçari.

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.