Meda moment romantik me bashkëshorten

Mehdin Përgjegjaj apo siç njihet për publikun Meda është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.

Që nga fillimi i karrierës ka arritur të fitoj një numër të madh të fansave që e duan dhe e përkrahin vazhdimisht.

Nga ana tjetër, Meda gëzon një familje të shëndoshë, ai është i martuar me Luljetën dhe janë prindër të katër fëmijëve.

Së fundmi, një detaj që nuk i ka ikur syrit të mediave është kur ai publikon një moment romantik me bashkëshorten, madje kështu se kishim parë asnjëherë.

Kjo foto është shkrepur gjatë pushimeve që çifti i famshëm po bëjnë në Turqi ndërsa Meda së shpejti vjen me album që pritet të lansohet në fund të muajit qershor.