Përmbytjet në Shqipëri i sjellin dëme edhe Kidës.

Kida preket nga përmbytjet...

Mbrëmë të reshurat e shiut në Shqipëri kanë sjellë dëme të konsiderueshme duke bllokuar edhe rrugë.

Kjo ka ndikuar edhe në agjendën e këngëtares Kida.

Ajo ka njoftuar se për shkak të rrugëve të bllokuara nuk ka mundur të jetë e pranishme për të performuar në një lokal në Tiranë.

 Kujtojmë se këngëtarja është shumë aktive në mbrëmje muzikore, në trojet shqiptare dhe në diasporë.