Kastro Zizo: Do të bëhem homoseksual, është trend

Gjithmonë bën deklarata që për publikun janë shokuese dhe enden për ditë të tëra në media.

Gjithmonë bën deklarata që për publikun janë shokuese dhe enden për ditë të tëra në media.

E tillë ishte edhe kësaj here deklarata e këngëtarit e kantautorit shqiptar Kastro Ziso, i cili ka thënë se do ndërrojë orientim seksual për pak kohë.

Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Fun Day’, ku moderatorja e pyeti Kastron nëse i kishte shkruar ndonjëherë të dashurës letra dashurie.

“Pse mi ça jam unë, jam ndonjë borzilok unë? Patjetër mi”, përgjigjet ai.

“Kam bërë aq shumë këngë për femrat sa po mendoja dy vjet të bëhem homoseksual fare. Kot, gjendje. 2018-2020 po rri homoseksual ca kohë, meqë është trend”, është përgjigjur Kastro me humor.