Kida vjen në një pozë atraktive nga Turqia

Pas angazhimeve të shumta Kida ka zgjedhur ca ditë pushimi në Turqi.

Dhe tani këngëtarja e njohur vjen në një pozë atraktive nga pushimet e saj teksa tregon linjat në bikini.

Nuk është hera e parë kur Kida provokon në mënyrë të tillë, ajo shpesh realizon fotosesione për fansat e shumtë që ka në rrjete sociale.

E pasi jemi në prag të verës, ajo ka filluar pushimet më herët ku do rikthehet fuqishëm me projekte të reja.

Kënga e fundit nga ajo “Bileta” ka marrë afro 9 milion klikime në Youtube.