Tifozët lënë Rusinë pa birra

Në Moskë ka një mungesë birre për tifozët e futbollit që erdhën në Kupën e Botës, shkruajnë mediat perëndimore.

Në Moskë ka një mungesë birre për tifozët e futbollit që erdhën në Kupën e Botës, shkruajnë mediat perëndimore.

"Ne thjesht nuk menduam se do të kërkonin kaq shumë birra", tha një kameriere në një restorant në Moskë.

Sipas saj, marka e birrës “Lager” është shpenzuar të hënën. Për ta bërë problemin më të madh, furnizimet e reja do të duhet të presin një kohë të gjatë, pasi furnizuesit nuk kanë birrë të mjaftueshme.

"Ka shumë njerëz në Moskë dhe të gjithë pinë. Gjithçka është në maksimum të nxehtësisë dhe futbollit", shtoi ajo.

Banakieri Dmitri nga bari Gogol tha se tifozët e futbollit pinë më shumë se 800 litra birrë në restorantin e tij për tri ditë. Ai shtoi se të martën kishin furnizuar tri herë birrë, vodka dhe uiski për të mbushur rezervat e alkoolit.