Manolas në Premierligë?

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas ka ofertë nga një top klub nga Premierliga.

Kostas Manolas mund të largohet nga Roma, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Corriere dello Sport” shkruan se mbrojtësi grek ka ofertë nga një top klub nga Premierliga.

Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën për blerjen e Manolas.

Roma nuk kundërshton shitjen e Manolas, përderisa Chelsea e përmbush kërkesën e tyre financiare.