Elton John lajmëron vdekjen e nënës, dedikimi prekës i këngëtarit

Këngëtari i njohur Elton John ka lajmëruar ditën e sotme ndarjen nga jeta të nënës së tij në moshën 92-vjeçare...

Këngëtari i njohur Elton John ka lajmëruar ditën e sotme ndarjen nga jeta të nënës së tij në moshën 92-vjeçare. Këngëtari 70-vjeçar kishte 9 vite që nuk fliste me nënën e tij, deri në muajin maj të këtij viti.

Sir Elton John, ishte duke performuar në skenën e Sant Jordi në Barcelonë, gjatë kohës kur mori vesh lajmin e hidhur. Sot ai postoi një foto të tijën me mamanë, ku shkruajti një dedikim prekës.

“Me hidhërim ju njoftoj se mamaja ime u nda nga jeta këtë mëngjes. E takova të hënën e kaluar për herë të fundit, dhe tani jam i shokuar. Udhëto me kujdes mam. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Të dua, Elton”.