• E mërkurë / May-08 09:54
  • Kontakt

Shaqiri me fotografinë e re në Insta Story ua mbyll gojën mediave në Serbi (Foto)

Xherdan Shaqiri ka reaguar pas akuzave nga mediat në Serbi.

Xherdan Shaqiri ka publikuar një fotografi të re në Insta Story.

Pas akuzave për “provokim” nga Serbia, mesfushori kosovar i ekipit të Zvicrës ka përsëritur qëndrimin e tij.

Serbia ka paralajmëruar ankesë në FIFA për shfaqjen e flamurit të Kosovës në këpucët sportive të Shaqirit. Por, heroi i golit të fitores 2:1 ndaj Serbisë, ka një përgjigje.

“Luaj me krenari”, shkroi Shaqiri në postimin e publikuar në Insta Story, shoqëruar me fotografinë e këpucëve të tij sportive me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.