Njihuni me dy ish të dashurat e Princ Herry-t përpara se të njihte Meghan Markle (Foto)

Princ Herry së shpejti do të martohet me aktoren kanadeze Meghan Markle vetëm pas 1 viti e gjysëm lidhje...

Princ Herry së shpejti do të martohet me aktoren kanadeze Meghan Markle vetëm pas 1 viti e gjysëm lidhje. Por Meghan nuk ka qenë e vetmja lidhje serioze e Princit të Anglisë.  Në vitin 2004 Herry nisi një lidhje me bionden simpatike Chelsy Davy.

Ata qëndruan së bashku për 7 vite në një marrëdhënie disi të komplikuar, pasi çifti janë ndarë shpesh gjatë kohës që ishin së bashku.

Chelsy dhe Herry janë fotografuar shpesh në daljet e tyre publike dhe gjatë asaj periudhe biondja simpatike ishte në vëmendjen e vazhdueshme të medias. Thuhet se ka qenë pikërisht ky shkaku i ndarjes mes tyre.

Lidhja e tij e dytë serioze ka zgjatur dy vite. Cressida Bonas ishte vajza me flokët ngjyrë gështenjë e cila qëndroi përkrah Herry-t nga viti 2012 deri në vitin 2014, ku dyshja i dha fund lidhjes dy vjeçare.

Presioni mediatik ishte i madh, dhe për një njeri i cili nuk është mësuar të jetë në qëndër të vëmendjes e ka të vështirë. Kështu është shprehur pas ndarjes edhe Cressida, e cila nuk po mësohej dot me një lidhje aq publike.

Gjatë kohës që kanë qëndruar së bashku, ata janë përpjekur të qëndrojnë larg syrit të kamerave.

Në një shkrim të “Daily Mail”, botuar së fundmi, një mik i Princit është shprehur se Herry pas ndarjes me Cressida-n, gjithnjë ka shprehur dëshirën për të pasur në krah një partnere e cila është personazh publik.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ai dhe Meghan janë shumë pranë martesës.