Buta duet me Dafina Zeqirin? Ja çfarë thotë reperi (Video)

Emisioni i shoubizit "Mirage", i cili është prodhim i Lajmi.net, ka startuar dje me sezonin e ri.

Ndër mysafirët e parë të këtij emisioni ishte edhe reperi Buta, i cili dha një intervistë të shkurtër për “Mirage”, para koncertit që u mbajt në Prishtinë me rastin e festës së Bajramit.

Buta foli shumëçka rreth projekteve të reja muzikore, të cilat planifikon t’i publikojë gjatë sezonës së verës.

Meqë shumë shpesh janë parë komentet e tij me Dafina Zeqirin në rrjete sociale, reperi tregoi se çfarë raporti ka me të dhe nëse po planifikojnë ndonjë duet.

Në linkun e mëposhtëm nga minuta 2:10 mund ta kuptoni përgjigjen e Butës.