Ndryshon dizajni i topit për fazën tjetër të Botërorit

Të enjten mbyllet faza e grupeve në Kupën e Botës “Rusi 2018” nga cila fazë e tutje, topi që u përdor deri më tani nuk do të futet më në shfrytëzim.

Të enjten mbyllet faza e grupeve në Kupën e Botës “Rusi 2018” nga cila fazë e tutje, topi që u përdor deri më tani nuk do të futet më në shfrytëzim.

“adidas Football” sot ka zbuluar Topin Zyrtar të Ndeshjeve për fazën e eliminimeve të Botërorit Rusia 2018. Topi “Telstar Mechta” vjen me një dizajn të ri me ngjyrë të dukshme të kuqe i inspiruar nga ngjyrat e vendit nikoqir, por edhe për shkak të nxehtësisë që është ngritur në këtë fazë të kampionatit.

Emri “Mechta” nga rusishtja do të thotë ‘ëndërr’ apo ‘ambicie’ në gjuhën shqipe, ndërsa përbëhet nga elementet e njëjta të dizajnit sikurse “Telstar 18”, topi që u përdor përgjatë fazës së grupeve, por është përshtatur për të reflektuar intensitetin e shtuar dhe mundësinë që sjell gaza e eliminimeve.