Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?

Radamel Falcao është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E ardhmja e Radamel Falcaos mund të jetë në Serie A.

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se sulmuesi është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në ndërkohë, Milan ka filluar kontaktet me menaxherin e tij, Jorge Mendes për transferimin e Falcaos në San Siro.

Palët janë duke diskutuar në lidhje me huazimin e Falcaos në Milan me blerje të obliguar pas një sezoni.