Yuto Nagatomo është zyrtarisht futbollist i ri i Galatasarayt. Mbrojtësi japonez ka kompletuar transferimin nga Inter te klubi i njohur nga Turqia. “Inter komunikon arritjen e marrëveshjes me Galatasarayn për transferimin përfundimtar të Yuto Nagatomo. Pas 8 sezonesh, 213 paraqitjesh dhe 13 golave në Inter, mbrojtësi japonez bëhet gati për të kaluar një aventurë të re në Turqi”, thuhet në njoftimin nga klubi i Nerazzurrëve, përcjell “lajmi.net”. Nagatomo në edicionin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt duke shkëlqyer gjatë periudhës së huazimit që u përcoll me blerjen e tij nga Inter.
ZYRTARE: Nagatomo nënshkruan me klubin e njohur evropian

Inter komunikon arritjen e marrëveshjes me Galatasarayn për transferimin përfundimtar të Yuto Nagatomo.