Noizy habit me foton e fundit, këtë gjë ua rekomandon fansave

Reperi Noizy është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, në të cilën tregoi një libër që ka lexuar.

Bëhet fjalë për librin me titull “Sekreti”, me autore Rhonda Byrne, libër ky që duket se i ka lënë shumë mbresa Noizyt.

Reperi në foto të librit ua rekomandoi fansave që ta lexonin, duke shkruar “Lexojeni. Sidomos ju fansat ”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “Toto”, këngë kjo në duet me reperin Raf Camora.