200 milionë për dy vite, oferta e ‘çmendur’ që nuk e tundoi Ronaldon

Cristiano Ronaldo është tunduar nga një ofertë marramendëse nga Superliga e Kinës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, është pranë largimit nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.

Juventus do t’i paguajë Real Madridit 100 milionë euro, ndërsa Ronaldos 30 milionë euro në sezon.

Por, për portugezin në fund të vitit 2017 ka ardhur një ofertë shumë më e madhe se kjo e Juventusit nga Kina, vendi i “çmendurive” në futboll viteve të fundit.

‘Marca’ raporton se Ronaldos një skuadër nga Kina i ka ofruar kontratë prej 200 milionë euro për dy sezone, e cila ishte refuzuar.

Arsyeja e refuzimit besohet të jetë niveli u ulët i futbollit në Kinë