Shumë lojtarë shkuan në Rio De Zhaneiro, ndërsa të tjerë u nisën menjëherë në destinacionet e tyre për pushime. Miranda dhe Marselo shkuan në Madrid.
Bashkë me ta ishte edhe Danilo, i cili do të kryejë vizitat për të parë shkallën e dëmtimit të ligamentit.
Por mërzitja nga dështimi nuk kishte kaluar, aq sa Marselo e kishte humbur fare toruan duke harruar në avion “iPadin” e tij.
Në momentin kur ishte duke u larguar, rojet e sigurisë e njoftuan se duhet të kthehej sërish për të marrë sendet e tij.