Sot në botërorin e 21-të të futbollit që po zhvillohet në Rusi, garën për titullin e kampionit do ta vazhdojnë katër kombëtaret evropiane – Beligjika, Franca , Anglia dhe Kroacia. Nga kombëtaret konkuruese dy prej tyre kanë fituar titullin e kampionit të botës – Anglia 1966 dhe Franca 1998, në të dyja rastet kampionët janë shpallur në terren vendas. Kroacia suksesin e saj më të madhe ka shënuar në vitin 1998 kur u rendit në pozitën e tretë, ndërsa Belgjika suksesin më të madh e kishte 1986, pozita e katërt. Nga këto katër kombëtare në klubin e më të mirave me sukses maksimal mund të futet Belgjika. Në këtë klub janë tri kombëtare – Brazili (2), Uruguai dhe Italia me nga 1 titull pa asnjë humbje në një kampionat. Belgjika në këtë botëror në fazën e garave në grupe ka 3 fitore (Panama 3-0, Tunis 5-2 dhe Anglia 1-0), më pas në fazën e eliminimeve shënoi edhe dy fitore (Japonia 3:2 në 1/8 e finales dhe Brasil 2-1 në ¼ e finales). Me dy fitore eventuale kombëtarja belge , në këtë konkurencë jo të zakonshme do barazohej me Brazilin, Uruguain dhe Italinë.
Botërori, Belgjika mund të futet në klubin e më të mirëve

Botërori, Belgjika mund të futet në klubin e më të mirëve