• E mërkurë / Oct-30 17:31
  • Kontakt

Refik Hasani: Mbi themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare

Krahasimi në mes të pozitës së shqiptarëve në në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë me atë të Serbëve në Kosovë ...

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka  miratuar një  vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhet prej gjashtë shtyllave kryesore, që nga ajo kohë asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Dallimi është se ky  Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës, pasi shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonjë mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.

Duhet kujtuar se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kanë  shpallur Asociacionin  e Komunave shqiptare,se kur do të dërgohet në instanca më të larta nacionale, siç është Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ende nuk dihet.

Sygjeroj që para se të merret rrugë për ligjshmërinë e shpalljes së Asociacionit, shqiptarët duhet të kenë dijen dhe vullnetin që të koordinohen dhe të jenë unik. Mbi  të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet  tjera që nuk u pajtuan me disa  detaje me rastin  e shpallje së këtij Asociacioni.  Edhe  grupet punuese që janë caktuar  me rastin e themelimit nuk dijmë sa kanë  kryer  punën.

Opinioni jo vetëm i kësaj krahine por  gjithë hapsirave tona vlerëson, se kjo krahinë ka mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë. Edhe sipas Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992, parashifet të formohen Kuvendi dhe institucione të tjera të kësaj krahine shqiptare.

Shkruan: Refik Hasani