Franca – Kroacia, ky është favoriti i finales në “Botërorin 2018”

Finalja e Botërorit 2018 ka një favorit të qartë.

Franca dhe Kroacia takohen të dielën mbrëma në finalen e Kampionatit botëror 2018.

Skuadra e trajnerit Didier Deschamps dhe ajo e Zlatko Dalic kanë arritur në duelin kryesor të garës së madhe në Rusi.

Por, mediat evropiane kanë një favorit të qartë për trofeun e kampionit të botës.

Franca është dukshëm më e favorizuar në vlerësimet e analistëve por edhe në sondazhet nga portalet e gazetave të njohura sportive.