Pas Lenglet Sevilla mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm në mbrojtje, Simon Kjaer.
Lojtari danez që ishte protagonist me kombëtaren në Botërorin e Rusisë është në radarët e Marseille dhe Lyon të cilët po përplasen për të njëjtin emër në merkato.
Kjaer ka kontratë deri në vitin 2021 me andaluzët të cilët e paguan 12.5 mln euro një vit më parë dhe tani kërkojnë të paktën 15 mln euro për kartonin e 29-vjeçarit, transmeton “SS”.
Në Francë shikojnë ekipin e Marseille si më të avantazhuar pasi edhe Rudi Garcia ka kontaktuar me lojtarin dhe tani mbetet për tu bindur Sevilla që të privohet nga një tjetër mbrojtës.