I befasuar nga ecuria e Kroacisë ka mbetur edhe trajneri legjendar, Fabio Capello.
“Është një mrekulli. Është tepër e pabesueshme që një vend me vetëm katër milionë banorë arrin deri këtu”, ka deklaruar Capello.
Ai tutje ka komentuar ndeshjen që Kroacia në gjysmëfinale e mposhti Anglinë me rezultat 2:1, duke treguar edhe çelësin e suksesit.
“Anglia është e re dhe e papërvojë, në anën tjetër Kroacia ka përvojën e duhur dhe kjo ka bërë diferencën”.
“Çelësi i fitores? Mënyra se si Zlatko Daliq mbylli Harry Kane. Kështu që golashënuesi më i mirë i botërorit mbeti pa një mundësi të vërtetë”.