Rita Ora përballet me Dua Lipën në VMA

Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar.

Por yjet e muzikës thuhet se nuk kanë raporte miqësie me njëra-tjetrën.

Por është eventi i VMA që ka vendosur përballë dy këngëtaret.

Ato janë nominuar në kategorinë ‘Best Dance’ në VMA dhe janë kundërshtare me njëra-tjetrën.

Dua është nominuar me këngën ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris ndërsa Rita me këngën ‘Lonely Together’ në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii.

Dua Lipa është nominuar në tre kategori ndërsa Rita në dy kategori.