Era Istrefi ‘prek’ edhe një tjetër ëndërr në Moskë, këtë mund t’ia kenë zili të gjithë

Era Istrefi ka arritur edhe një tjetër sukses në karrierë.

Këngëtajra ka performuar bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam këngën zyrtare të Kampionatit.

Edhe pas përfundimit të Botërorit, Era po vazhdon të shijojë vizitat në vende të ndryshme të Rusisë.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja ka publikuar një video, në të cilën shihet një dhomë e mbushur me topa të Kampionatit, të cilët mbanin nënshkrimin e saj dhe dy artistëve të tjerë.

Një ëndërr si të Erës duhet ta ketë shumëkush, por ta arrijë nuk mundet çdonjëri.