Ç'po ndodhë aktualisht në komunën e Preshevës?

Komuna e Preshevës është komuna më jugore e Serbisë...

Komuna e Preshevës është komuna më jugore e Serbisë, që kufizohet në jug me Maqedoninë dhe komunën e Kumanovës dhe në perëndim kufizohet me Kosovën dhe komunën e Gjilanit. Territori i kësaj komune shtrihet në një sipërfaqe prej 265 km2, dhe përbëhet 60 % nga terreni malor, me malet "Rujan" në lindje dhe masivin e maleve të Karadakut, në perëndim, që e ndajnë nga Kosova.  Në tërë këtë territor kodrinor-malor,  që kap mbi gjysmën e territorit të komunës, jetojnë vetëm rreth 10% e popullsisë së Preshevës. Kurse, 40% e territorit të kësaj komune është fushor, me tokë të plleshme, ku jetojnë reth 90% e popullsisë së saj. Ekzodi masiv i shqiptarve  Presheva aktualisht ka reth 45 mijë banorë, meqë opullsia e saj gjatë dekadave të fundit në vazhdimësi është zvogëluar për shkak të shpërnguljeve dhe ekzodit masiv të shqiptarve drejtë Kosovës, Europës Perëndimore, etj. Përbërja nacionale e komunës së Preshevës është, reth 93% shqiptarë dhe 7% e përbëjnë serbët, romët, etj. dhe kjo komunë ka më së tepërmi shqiptarë në Serbi, madje ka më tepër shqiptarë se dy komunat tjera, dmth Bujanoci dhe Medvegja së bashku.  Pse emërtimi "Luginë e Preshevës"? Prandaj, nga viti 2000, si emërues të përbashkët për këto tri komuna në Serbi, të banuara me shqiptarë, fillimisht nga ShBA-të e pastaj edhe nga vendet e BE-së dhe të tjerët, filluan ta përdorin emërtimin "Luginë e Preshevës".  Kurse, shqiptarët më tepër e parapëlqejnë emërtimin "Kosovë Lindore".  Ndërkaq, Serbisë zyrtare, sa duket, nuk i pëlqejnë asnjëri nga këta dy emërtime dhe këto komuna i quan si "komuna të Serbisë Jugore", duke u përpjekur që me çdo kusht ta kamufloj dhe ta mëshef përbërjen joserbe të këtyre komunave dhe veçantitë e këtij rajoni të banuar me shumicë shqiptare, që gjatë historisë emërtohej si "Rajon i Moravicës".  Referendumi për Autonomi Rrjedhimisht, shqiptarët e këtyre tri komunave e ndiejnë se paraqesin rajon me karakteristika të veçanta kulturore, politike e kombëtare, për ruajtjen, kultivimin dhe mbrojtjen e të cilave ata organizuan dhe realizuan me sukses Referendumin për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, më 1 dhe 2 mars 1992.  Pra, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës konsiderojnë se mënyra më e mirë për ruajtjen e qenies së tyre kombëtare dhe të drejtave e lirive të tyre si shqiptarë në Serbi është Autonomia Politike e Territoriale. Presheva zëvendëson Leskovcin  Duhet theksuar se deri në vendosjen e sistemit shumëpartiak, apo pluralizmit politik në Serbi në vitet e 90-a të shekullit XX, Presheva, Bujanoci e Medvegja kontrolloheshin politikisht nga qendra e vendosjes në Leskovc, si seli e të ashtuquajturit Regjion i Moravës Jugore, me 13 komuna, ku përfshiheshin edhe tri komunat e Luginës së Preshevës. Por, me vendosjen e pluralizmit politik, që mundësoi formimin e partive politike shqiptare, u bë edhe zhvendosja e qendrës politike për shqiptarët në Serbi, nga Leskovci në Preshevë. Agjenturat ruso-serbe Prandaj, që nga ajo kohë, Serbia përpiqet me të gjitha mjetet që ta pengoj aktivitetin dhe funksionimin e pavarur politik të shqiptarve, duke u fokusuar sidomos në thyerjen e unitetit politik e funksional të veprimit të shqiptarve në Preshevë, por edhe në Bujanoc e Medvegjë.  Për këtë arsye, Beogradi dhe Moska janë të shqetësuar dhe për ta ndryshuar e sfiduar këtë realitet të pafavorshëm, Serbia dhe agjenturat e ndryshme antishqiptare ruse e serbe, janë ngritur në aksion dhe janë vënë në veprim tejet agresiv. Si po e realizon ndikimin e vet Serbia në Luginë të Preshevës? Kryesisht duke ushtruar ndikimin e vet tek disa imamë e hoxhallarë, si dhe tek politikanët e partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, duke pamundësuar unitetin dhe veprimin e përbashkët të tyre në të mirë të popullatës shqiptare në Serbi. Përçarja e hoxhallarëve  Hoxhallarët janë aq shumë të përçarë midis vetit, sa që pjesa e imamëve që funksionojnë në kuadër të Bashkësive Islame të lidhura me Serbinë, nuk hezitojnë t'i kërcnojnë dhe madje edhe t'i denoncojnë në Qeverinë e Serbisë imamët që janë të lidhur dhe funksionojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, që realisht paraqesin shumicën e imamëve të Luginës së Preshevës. Përçarja politike e shqiptarve  Ndërkaq, sa i përket ndikimit të saj kundër unitetit politik të shqiptarve në Luginë të Preshevës, Serbia u kujdes qysh në fillimet e pluralizmit ose sistemit shumëpartiak në vitet e 90-ta, duke nxitur formimin e partisë së dytë politike shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1990, për ta sfiduar Partinë për Veprim Demokratik, si parti të parë politike të shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sukseset e destruktivitetit antishqiptar të Serbisë në përçarjen e hoxhallarëve dhe politikanëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, pra, ishte në të kaluarën tepër i madh, që ka pasur efekte të rrezikëshme dhe reflektime jashtëzakonisht të dëmshme e denigruese në mirëqenien e shqiptarve në këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare. Joshja e hoxhallarëve dhe politikanëve Hoxhallarët të cilët janë joshur nga benefitet e ndryshme që po ia ofron atyre Serbia, janë bërë vegël e Serbisë, madje edhe më keq se paraardhësit e tyre gjatë kohës së Aleksandar Rankoviqit dhe në Mbretërinë e Jugosllavisë, duke e ndihmuar pushtetin në aksionin shtetërorë për dhpërnguljen e shqiptarve në Turqi. Në anën tjetër, Serbia vazhdimisht i ka joshur politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës kundër njëri-tjetrit, duke e destabilizuar funksionimin stabil dhe efikas të Kuvendit të Komunës së Preshevës, i cili është i përbërë nga 38 këshilltarë, të gjithë (100%) shqiptarë! 

Shkruan: Nehat Hyseni